Skip to content

Shtohen rastet me grip, ISHP: Është rritur numri i personave të prekur

Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para me grip dhe në vendin tonë është duke qarkulluar virusi i tipit A(H1N1), por paralelisht qarkullon edhe COVID-19

Situata epidemiologjike ka nisur të rëndohet, pasi është rritur numri i personave të prekur nga infeksionet respiratore të poshtme dhe të sipërme.

LEXO EDHE:  Klosi: Ja çfarë diskutuam në Asamble, problemi që mori më shumë vëmendje

Në ISHP raportohen afro 11 mijë raste çdo javë. Por a ka ndryshim të simptomave virusi i gripit që po qarkullon?

LEXO EDHE:  Krenari shqiptare në Gjermani! Kirurgu Halil Krasniqi shpiku pajisjen “KRASSA” për trajtimin e enëve të gjaakut pa prerje

Për shkak se në popullatë kanë qarkulluar shumë viroza, duket se qytetarët kanë rritur interesin për të aplikuar vaksinën e gripit, pasi është tërhequr mbi 51% e 280 mijë dozave të vaksinës së siguruar për këtë sezon.

LEXO EDHE:  Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta ushtaraku i lartë shqiptar! Forcat e Armatosura japin njoftimin

Edhe në Europë janë duke bashkëqarkulluar gripi dhe COVID-19, por, siç duket nga grafiku, qytetarët në vende të tjera të Europës janë prekur më së shumti nga SARS-CoV-2.

 

Published inLAJMI