Skip to content

Nderron jete ne makine i riu ne kryeqytet

Gjendet i pajetë brenda një automjeti në Tiranë 39-vjeçari, dyshimet e para për shkakun e vdekjes

Tiranë- Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.

LEXO EDHE:  në Tiranë

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, viktima është shtetasi D. D., 39 vjeç, banues në Paskuqan.

Nga verifikimet e para ka rezultuar se automjeti ku u gjet trupi i pajetë është në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D.

LEXO EDHE:  “ 1000 orë filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti dhe …

Policia bën me dije se në trupin e 39-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se humbja e jetës mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

LEXO EDHE:  Arrestimi i ish ministrit shqiptar! Dalin detajet nga Rolex, gjashtë vetura dhe 1.6 kg k*kainë

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. /

Published inLAJMI