Skip to content

Rama e ftoi në podcast, gazetarja bukuroshe rrëfen tmerrin : Më dogji fytyrën dhe..

Një vit pas një përvoje që i ndryshoi jetën, gazetarja Ujeza Doshlani ka folur sërish për ndërhyrjen estetike që i shkaktoi dëmtime serioze në fytyrë. Episodi i fundit i podcastit të kryeministrit Edi Rama, ku ishte e ftuar mjekja estetiste Vilma Tafili, riktheu në vëmendje historinë personale të Doshlanit.

LEXO EDHE:  “Ky është Parlamenti bosh”/ Topalli: Turp, po kaloni 10 miliardë dollarë pa kryetar Kuvendi e pa kryeministër

Gazetarja rrëfen se ndërhyrja në klinikën e mjekes i shkaktoi pasoja që shkuan përtej aspektit fizik: pezullim nga puna, traumë psikologjike dhe një shenjë të përhershme në fytyrë. Përmes imazheve nga periudha pas ndërhyrjes, Doshlani ngre zërin për mungesën e përgjegjësisë dhe rreziqet reale që mund të fshihen pas estetikës.

LEXO EDHE:  Klosi: Ja çfarë diskutuam në Asamble, problemi që mori më shumë vëmendje

“Një vit më parë kjo mjeke më ftoi në klinikën e saj për një trajtim estetik. Besova, si shumë të tjerë, te këshillat dhe imazhi profesional që ekspozon publikisht. Nga një trajtim i cilësuar prej saj si jo invaziv, gjithçka shkoi keq. Fytyra ime u dogj. Sot mbaj një plagë permanente. Nuk është sulm personal, është e vërteta ime,” shkruan Doshlani, duke treguar se i është dashur të tërhiqet përkohësisht nga ekrani për këtë arsye.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i parë i m*laries, dyshohet edhe për…

Ngjarja rikthen debatet mbi sigurinë e ndërhyrjeve estetike dhe përgjegjësinë e profesionistëve në fushën e estetikës.

Published inLAJMI