Skip to content

Ngjarje e keqe ne shkolle, nxënësja gjen burrin gjatë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Wolverhampton në Angli, pasi një nxënëse 11-vjeçare zbuloi trupin e pajetë të një burri në ambientet e një shkolle të mesme, gjatë zhvillimit të orës së edukimit fizik.

Ngjarja ndodhi rnë akademinë Smestow, teksa nxënësit po shkonin drejt fushës së futbollit për aktivitet sportiv. Sipas familjarëve, vajza u përball papritur me trupin e një burri pranë portave të fushës, në kushte mjegulle të dendur, dhe shpërtheu në të bërtitura nga paniku.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun socialist

Babai i saj ka treguar se vajza telefonoi nënën duke bërtitur dhe duke thënë se kishte gjetur një trup të pajetë. Ai theksoi se vajza ishte thellësisht e tronditur dhe u largua menjëherë nga shkolla.

Pas alarmit, shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje rreth 40 minuta më vonë. Policia rrethoi zonën dhe ngriti një tendë forenzike, ndërsa drejtuesit e shkollës vendosën mbylljen e menjëhershme të institucionit dhe dërgimin e nxënësve në shtëpi.

LEXO EDHE:  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Një tjetër prind konfirmoi se edhe nxënës të tjerë kishin qenë dëshmitarë të zbulimit të trupit, ndërsa shkolla ka ofruar mbështetje psikologjike dhe këshillim për fëmijët e prekur nga ngjarja.

Në një njoftim zyrtar, drejtuesit e akademisë thanë se trupi ishte gjetur në skajin e territorit të shkollës dhe se policia kërkoi mbylljen e përkohshme për të lehtësuar hetimet.

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja e ndarjes mes Mateos dhe Brikenës!

Institucioni do të rihapet normalisht, ndërsa gjatë ditës do të zhvillohen takime me nxënësit për t’i qetësuar dhe informuar.

Policia e West Midlands ka konfirmuar se burri u shpall i vdekur në vendngjarje dhe se po punohet për identifikimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo rrethana të dyshimta.

Published inLAJMI