Sinjalet e para të dhëna nga kreu i PD-së, Sali Berisha publikisht, i cili ftoi kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn që të bashkëpunonte me opozitën për të rrëzuar Edi Ramën, duket se po jepen.
Ndërkohë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në burgun e Fierit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë një sqarim, ku ka theksuar se i janë dhënë të gjitha shërbimet që ka kërkuar Erion Veliaj dhe më tepër, ai ka rënë dakord dhe ka rekomanduar dhe një mjek shtesë për operacionin e këmbës së tij, i cili në fakt nuk ishte emergjencë, Sali Berisha ka dalë me një qëndrim ashpër sot, me një status që mund ta lexoni KËTU.
Në këtë status Berisha flet për veprimet “çnjerëzore” ndaj kryebashkiakut, kur në fakt nuk e ka thënë as vetë Erion Veliaj. Nga ana tjetër, mësohet se lidhjet, me sa duket, shkojnë përtej deklaratave publike.
Doktori që është rekomanduar për të bërë operacionin e Veliajt është Alfred Gega, i deleguari për PD-në në bashkinë e Maliqit, dy herë kandidat për deputet i kësaj partie dhe kandidat për kryetar bashkie.

Me sa duket, lidhja e Berishës po kalon nga doktor Alfred Gega si provë e marrëveshjes së tyre, si një garanci për të ardhmen, lëvizjes së fortë dhe bashkimit të Veliajt me Sali Berishën me qëllim rrëzimin e Edi Ramës.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, rezulton se kryebashkiaku i Tiranës e ka rekomanduar vetë doktorin Alfred Gega, i cili ka pasur kontakte më parë me Sali Berishën dhe do shërbejë jo thjesht dhe vetëm si njeri që do operojë këmbën si ortoped, por dhe si një garanci për marrëveshjen dypalëshe për të bashkëpunuar në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Përtej doktorit, Alfred Gegës që do të jetë pjesë e garancisë, vetë Berisha ka reaguar fort sot publikisht në mbrojtje të Veliajt dhe ky nuk është rasti i parë që, me sa duket, po zbërthen dhe po nxjerr në pah aleancën Veliaj–Berisha, ku pas thirrjes së doktorit, kryebashkiaku i Tiranës ka vënë në lëvizje të tijët për të konsideruar një marrëveshje mes Sali Berishën.
Pjesë e marrëveshjes është dhe “MJAFT”-istja Elisa Spiropali me daljen e saj të fundit mediatike në Top Channel, në televizionin ku mbrohet dhe bëhet avokatia e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ky i fundit, me sa duket, në skemën e tij ka futur edhe Elisa Spiropalin, e cila nga ekrani ku flet dhe mbrohet Veliaj, ka reaguar me sulme të kamufluara, pa sulmuar Edi Ramën. /CNA
