Skip to content

VIDEOJA që po thyen rrjetin/ Dëgjon zërin e motrës që po i ndërron jetë, ngjarja e pazakontë në Big Brother (Video)

Një ngjarje e ndodhur gjatë edicionit të dytë të “Big Brother Brasil” në vitin 2002 është rikthyer së fundmi në vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për një moment të regjistruar gjatë qëndrimit të konkurrentes Cida Moraes në shtëpi, i cili më vonë mori një kuptim tragjik.

LEXO EDHE:  Pas një fillimi jo të lehtë të muajit, nëntori do të jetë një muaj i shkëlqyer për këto 4 shenja horoskopi

Në pamjet e arkivuara që po qarkullojnë sërish në internet, Cida shihet duke pushuar në kopshtin e shtëpisë kur ngrihet e habitur pasi pretendon se dikush po e thërret me emër.

Gjatë bisedës me banorët e tjerë, ajo tregoi se kishte dëgjuar zërin e motrës së saj, Gloria, ndërsa një prej pjesëmarrësve u përpoq ta qetësonte duke i thënë se kishte qenë ai që e kishte thirrur.

LEXO EDHE:  Ministrja e njohur largohet?

Në ato momente, konkurrentja ndodhej në izolim të plotë dhe nuk kishte asnjë informacion për zhvillimet jashtë shtëpisë. Pikërisht gjatë asaj kohe, motra e saj kishte ndërruar jetë, pa pasur asnjë dijeni vetë konkurrentja.

Pasi u njoftua nga produksioni për humbjen e të motrës, Cida vendosi të vazhdonte qëndrimin në show. Ajo vazhdoi rrugëtimin e saj deri në finale, ku u rendit në vendin e tretë.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në vend, i riu përplas me makinë gruan, dërgohet me urgjencë në spital

Rikthimi i kësaj videoje pas më shumë se dy dekadash ka nxitur sërish diskutime në rrjetet sociale rreth përkimit të atij momenti me ngjarjen familjare.

Published inLAJMI