Skip to content

Nga 10 nëntori ndodh NDRYSHIMI! Kujdes nëse fluturoni me këtë kompani

Pasagjerët që udhëtojnë me kompaninë ajrore Ryanair duhet të kenë parasysh një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e nisjes. Duke filluar nga 10 nëntori 2026, sportelet e check-in dhe dorëzimit të bagazheve në aeroport do të mbyllen 60 minuta përpara orarit të planifikuar të fluturimit, në vend të 40 minutave që aplikohet aktualisht.

Ndryshimi është njoftuar nga vetë kompania ajrore dhe do të zbatohet në të gjitha aeroportet ku operon Ryanair. Sipas kompanisë, masa synon t’u japë pasagjerëve më shumë kohë për të kaluar kontrollet e sigurisë dhe të pasaportave, veçanërisht në periudhat kur krijohen radhë të gjata, si dhe të shmangë rastet kur udhëtarët humbasin fluturimin për shkak të vonesave në këto procedura.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha e thotë sërish! Ja kush është

Megjithatë, ndryshimi nuk prek të gjithë pasagjerët në të njëjtën mënyrë. Ata që kryejnë check-in online përpara se të mbërrijnë në aeroport dhe nuk kanë bagazhe për të dorëzuar, nuk preken nga ky ndryshim. Check-in online përmes faqes ose aplikacionit të Ryanair do të vijojë të jetë i mundur deri në dy orë para nisjes së fluturimit.

LEXO EDHE:  ‘Po më ndjek një makinë’- I riu Policinë në Vlorë, ngelin pa fjalë kur mësojnë çfarë ndodhi

Sipas kompanisë, rreth 20% e pasagjerëve që udhëtojnë me Ryanair kryejnë dorëzimin e bagazheve në aeroport dhe janë pikërisht këta udhëtarë që duhet të përshtatin orarin e mbërritjes me afatin e ri. Pjesa tjetër, rreth 80%, që kryejnë procedurat online dhe udhëtojnë pa bagazhe për check-in, nuk preken nga ndryshimi.

LEXO EDHE:  SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin, dyshime për transfertë

Ryanair ka njoftuar gjithashtu zgjerimin e përdorimit të pajisjeve të vetëshërbimit për dorëzimin e bagazheve, të cilat janë të integruara me aplikacionin e kompanisë. Synimi është përshpejtimi i procedurave dhe reduktimi i radhëve në sportelet e aeroportit. Për pasagjerët që nuk respektojnë afatin e ri të check-in në aeroport, kompania paralajmëron se mund të mos lejohet hipja në avion.

Published inLAJMI