Skip to content

Rrëzohet avioni! një deputet dhe një kandidat

Një tragjedi e rëndë ajrore ka tronditur Kolumbinë, pasi një avion me 15 persona në bord është rrëzuar në një zonë malore në pjesën veriore të vendit, pranë kufirit me Venezuelën, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Avioni i përfshirë në aksident ishte i tipit Beechcraft 1900 dhe i përkiste linjës ajrore shtetërore Satena. Ai kishte nisur fluturimin e tij të përditshëm nga qyteti kufitar i Cúcuta me destinacion Ocaña. Kontaktet me mjetin fluturues u humbën rreth 12 minuta pas ngritjes, në momentin kur avioni doli nga radari i kontrollit të trafikut ajror.

LEXO EDHE:  Çfarë videosh ka SPAK? Karamuço zbulon detaje: Janë filmime të bëra në zyrën e …

Sipas njoftimeve zyrtare, në bord ndodheshin 13 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit. Mes viktimave janë konfirmuar ligjvënësi Diógenes Quintero, 36 vjeç, i zgjedhur për të përfaqësuar rajonin e Catatumbo në Dhomën e Përfaqësuesve, si edhe Carlos Salcedo, kandidat për Kongres në zgjedhjet e marsit.

LEXO EDHE:  "Më duhet ndërhyrje

Autoritetet kolumbiane bëjnë me dije se ekipet e shpëtimit dhe hetuesit ndodhen në terren, në bashkëpunim me ekspertë të aviacionit civil, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Terreni i vështirë malor ka komplikuar ndjeshëm ndërhyrjen dhe mbledhjen e provave.

LEXO EDHE:  Ilirit i thanë që kisha të dashur”/ Monika tregon detaje nga divorci me Metën: Kapën mesazhet me

Presidenti i vendit, Gustavo Petro, si edhe drejtues të forcave politike, kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Verifikimet paraprake sugjerojnë se kushtet e motit dhe konfigurimi i vështirë i zonës ku ndodhi rrëzimi mund të kenë ndikuar në aksident, megjithëse autoritetet theksojnë se ende nuk ka një shkak zyrtar të konfirmuar.

Published inLAJMI