Skip to content

Tragjedi e madhe, 12 humbin jeten pasi autobusi doli nga rruga dhe u përmbys

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku në Hungari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës në autostradën M3, pranë Mezökeresztes, rreth 140 kilometra në lindje të Budapestit.

LEXO EDHE:  për qendrën hebreje në Tiranë

Autobusi, në të cilin ndodheshin 59 pelegrine, dhe dy shoferë, doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në një kanal.

LEXO EDHE:  Kur nis dëbora? Meteorologu e zbulon

Sipas hetimeve të para, dyshohet se shoferi kishte fjetur në timon dhe si pasojë kishte humbur kontrollin mbi autobusin.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 35 persona nga autobusi, ndërsa disa të tjerë kishin mbetur të bllokuar nën të.

LEXO EDHE:  34-vjeçarja rrëfen momentet e tm*rrit me dajën e Zegjinesë: Ja si u tentua të fshihej ngjarja

Për nxjerrjen e autobusit nga kanali janë përdorur edhe vinça.

Shoferi është arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Published inLAJMI