Skip to content

Ndodhet në Iran, vjen reagimi i fortë nga Jasir Asani. Ja çfarë po i ndodh atij

Mes tensioneve dhe përshkallëzimit të situatës në Iran, dy futbollistë shqiptarë ndodhen aktualisht në vendin që po përjeton zhvillime të rënda ushtarake. Bëhet fjalë për Regi Lushkjan dhe Jasir Asanin, të cilët aktivizohen në kampionatin iranian.

Së fundmi, Jasir Asani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke qetësuar tifozët dhe opinionin publik për gjendjen e tij.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam mirë dhe shpresoj se të gjithë jeni mirë po ashtu, të sigurt dhe të lumtur në shtetin tuaj të bukur. Duke shpresuar se çdo gjë do t’i kthehet normalitetit së shpejti dhe do të ketë paqe për të gjithë”, shkruan Asani në mesazhin e tij.

Aktualisht, kampionati iranian është pezulluar për shkak të situatës së krijuar. Skuadra Esteghlal, ku aktivizohet Asani, është një nga pretendentet për titullin kampion këtë sezon.

Kujtojmë se Asani dhe Lushkja u transferuan në Iran gjatë merkatos së verës, ndërsa zhvillimet e fundit kanë krijuar pasiguri për vijimin e aktivitetit sportiv në vend.

Published inLajm