Skip to content

Ja çfarë kam parë në dosje

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga hetimi që çoi deputeten socialiste të Elbasanit, Sara Mila, në Prokurorinë e Posaçme.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Hoxha deklaroi se çështja lidhet me zgjedhjet e përgjithshme të 21 majit dhe dyshimet për deformim të rezultatit zgjedhor në një fshat të Peqinit.

Sipas gazetarit, dyshimet e hetuesve lidhen me mundësinë që deputetja ose persona të tjerë që qëndrojnë pas mandatit të saj të kenë ndikuar te votuesit në fshatin Gjocaj, pak para zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  ‘Dridhet’ Haga – Politikani i fuqishëm botëror kërkon lirimin e menjehershëm të Thaçit dhe të tjerëve

‘Sara Mila, këto vitet e fundit, është bërë një yll në ngjitje i PS-së. Është bërë kaq e ekspozuar mediatikisht, saqë ka dalë në panele, ka shpalosur idetë e saj dhe madje ka ndryshuar edhe look-un e saj.

Në vitin 2025, Sara Milën nuk e njihte askush. Prandaj është çudi se si i mori ato 20 mijë vota. Nëse do t’i merrte sot ato vota, kur është e njohur në media, kjo do të ishte e mirëkuptueshme.

LEXO EDHE:  Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja!

Në atë kohë u ngrit një task-forcë, me bekimin e ambasadorëve, në bashkëpunim mes SPAK-ut dhe KQZ-së, për të parandaluar deformimin e votës. Nuk ia arriti dot këtij qëllimi. Nuk patëm asnjë çështje serioze.

Ky hetim, që vjen dy vjet më pas, sot nuk ndryshon dot asgjë.

LEXO EDHE:  Ngjarje si në filma, 6 milionë euro të grabitura në familjen rome në Elbasan, Artan Hoxha: I kishin marrë te banesa e ish kryebashkiakut të …

Ka qenë një hetim i nisur nga Prokuroria e Elbasanit, e cila po hetonte diçka tjetër. Gjatë hetimit janë gjetur komunikime që janë vlerësuar si indicie për krim zgjedhor dhe i janë deleguar SPAK-ut për t’u hetuar si krim zgjedhor.

Bëhet fjalë për fshatin Gjocaj, në Peqin, ku para zgjedhjeve ishte rritur në mënyrë të ndjeshme numri i banorëve që përfitonin nga ndihma ekonomike. Ky numër ishte trefishuar’, tha Hoxha.

Published inLAJMI