Skip to content

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin në Kamëz, arrestohen dy persona

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar si të përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar.

Të arrestuarit janë Tomorr Shukullli, 54 vjeç, dhe Valentina Koltraku, 41 vjeçe.

Sipas hetimeve paraprake, i mituri është përplasur fillimisht nga automjeti që drejtohej nga Shukullli.

Më pas, në të njëjtin segment rrugor, fëmija është goditur sërish nga mjeti që drejtonte Koltraku.

Si pasojë e plagëve të marra, 7-vjeçari ndërroi jetë.

Published inLajm