Skip to content

Ardit Gjebrea ne SPAK, dalin detajet

Është zbuluar arsyeja e paraqitjes së prezantuesit dhe producentit Ardit Gjebrea në SPAK. Sipas gazetarit Elton Qyno arsyeja e thirrjes së Gjebreas në Prokurorinë e Posaçme janë bërë kontratat sponsorizuese të lidhura me Bashkinë e Tiranës.

Deri më tani nuk ka akoma një informacion zyrtar në lidhje me paraqitjen e Gjebreas në SPAK, ditën e sotme.

Megjithatë, të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, të pasqyruara në Open Spending Data, nxjerrin në pah se Ardit Gjebrea ka marrë para plot 6 herë nga Bashkia e Tiranës.

LEXO EDHE:  E bujshme! SPAK kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën

Në datën 19.12.2022 Bashkia Tiranë rezulton t’i ketë dhënë 8,000,000 lekë Shoqatës Jon Music për festivalin Kënga Magjike 2022.

Një tjetër pagesë që ka marrë nga Bashkia e Tiranës është në 03.12.2021, me vlerë 705,880 lekë nga Jon Music sërish për Festivalin Kënga Magjike.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha jep lajmin

Në datë 11.10.2021 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 6,289,998 lekë për festivalin Kënga Magjike 2021.

Në datë 03.02.2020 Bashkia Tiranë i ka dhënë Jon Music 2,700,000 lekë. Një tjetër transaksion është bërë nga Bashkia Tiranë për Jon Music në datën 31.01.2020 me vlerë 4,300,000 lekë. Po ashtu në datën 29.01.2019 Jon Music ka marrë 7,975,000 lekë nga Bashkia e Tiranës.

LEXO EDHE:  Studentët i kërkojnë dorëheqjen dhe e refuzojnë, kryeministri Rama sërish

Megjithatë, detaje më të plota dhe të konfirmuara për paraqitjen e Gjebreas në SPAK pritet të dalin në vijim. Vlen për t’u theksuar se deri në këto momente që raportojmë, që është bërë gati një orë kur Gjebrea mbërriti në SPAK, nuk ka akoma detaje nëse producenti ka dalë apo jo nga Prokuroria e Posaçme.

Published inLAJMI