Skip to content

Plagosja në Lezhë, i pranishëm në berberhane edhe një polic. Plagoset anetari i familjes së…

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kthesën e Rrilës në Lezhë. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se në vendin ku u plagos 30-vjeçari Sokol Daci, ka qenë dhe një polic, i cili ka deklaruar se nuk i ka parë autorët të cilët kanë qëlluar drejt berberhanes.

Dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një pjesëtar i familjes Nikulaj, por nuk është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

LEXO EDHE:  Organizatat shqiptaro-amerikane i drejtohen Ramës me 10 kërkesa:

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja e 30-vjeçarit. Autori/autorët mbeten ende të pa identifikuar, por policia bën me dije se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 21:00, salla operative e DVP Lezhë është njoftuar se në qendër të fshatit Rrilë, Lezhë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

LEXO EDHE:  Sali, po të bien pantallonat!” / Përplasje e egër në Kuvend, Rama kapet nga mikrofonat duke i thënë Berishës…

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, ku ka rezultuar se ka mbetur i plagosur shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Rrilë. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi S. D. ndodhej në biznesin e tij në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.

LEXO EDHE:  “Suel Çela paguan rrogat e

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inLAJMI