Skip to content

Analisti tr*ndit Kosovën e Shqipërinë: Ja pse edhe Serbia kerkon l*fte

Shqipëria dhe Kosova duhet të përgatiten për më të keqen, luftë kundër Serbisë, pasi të gjitha shenjat çojnë drejt këtij përfundimi. Kështu tha analisti Ben Andoni, i ftuar në A2 CNN. Ai tha se Serbia po e përdor paktin e arritur muaj më parë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, për të çuar përparat agjendën e saj agresive.

“Kosova dhe Shqipëria do i gjendeshin njëra-tjetrës për çdo problem. Madje edhe kur ishte pjesë e Jugosllavisë, disidenca e tyre ka qenë pro shqiptarëve. Do të doja të ishte edhe Bullgaria, sepse është një vend që i ka treguar dhëmbët Serbisë. Uroj që vendet tona ta shikojnë Serbinë ashtu siç është. Serbia ka një ushtri shumë potente”, tha Andoni.

LEXO EDHE:  E rëndë , 14-vjeçari dyshohet se e rr.ahu gjyshen me shqelma – 73-vjeçarja pëson lëndime, nipi ndalohet nga Policia

“Besoj që na presin kohë shumë të vështira dhe deri në momentin që Serbia të pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur, ne duhet ta llogarisim jo thjesht incidente si Banjska, por edhe gjëra më të përshkallëzuara”.

LEXO EDHE:  Ilirit i thanë që kisha të dashur”/ Monika tregon detaje nga divorci me Metën: Kapën mesazhet me

Sipas tij, edhe sulmin terrorist në Banjskë, e mbyllën njerëzit e KFOR-it. “Me gjithë respektin që kam për ata, Forcat e Sigurisë të Kosovës janë shumë të limituara para ushtrisë serbe”, tha Andoni.

LEXO EDHE:  Detajet e fundit nga ngjarja e rende qe ndodhi dje

“Rreziku jo vetëm është eminent, por gjithmonë e më shumë ata po e tregojnë hapur. E ç’është më e keqja, edhe pala amerikane shpreh një lloj nostalgjie për bombardimin e Serbisë. Më parë me ambasadorin Hill dhe më pas me djalin e Presidentit Trump. Kosova humbi në këto vite një gjë që do të jetë shumë e vështirë ta rikuperojë”. (A2 Televizion)

Published inLAJMI