Skip to content

Tragjedi që trondit! Për një vajzë, shoku i klasës vret 18-vjeçarin me thike ne mes te…

Një 18-vjeçar italian ka ndërruar jetë në La Spezia, pasi u godit me thikë nga shoku i tij i klasës pas një konflikti që dyshohet se nisi për një vajzë.

I riu u dërgua me urgjencë në gjendje kritike në Spitalin Sant’Andrea, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale tepër të ndërlikuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

LEXO EDHE:  Rama hap thesin për Policinë e Shtetit!

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë pushimit mes orëve të mësimit, në prani të disa nxënësve. Viktima u godit disa herë me thikë, duke pësuar plagë të rënda në gjoks, të cilat i prekën edhe arteriet vitale.

Sipas raportimeve, operacioni zgjati më shumë se tre orë, por i riu pësoi disa herë arrest kardiak dhe më pas ndërroi jetë.

LEXO EDHE:  E rëndë , 14-vjeçari dyshohet se e rr.ahu gjyshen me shqelma – 73-vjeçarja pëson lëndime, nipi ndalohet nga Policia

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 19-vjeçar, i cili do të përballet me akuzën e vrasjes. Dyshohet se sherri mes tyre lidhej me një vajzë.

Hetuesit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Thika e përdorur në sulm është sekuestruar, ndërsa janë marrë dëshmi nga nxënës dhe mësues të shkollës. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy të rinjve mund të ketë zgjatur prej disa ditësh dhe kulmoi në këtë akt fatal.

LEXO EDHE:  Dita e 171 e tubimit në Tiranë/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë para

Mësohet se debati i fundit ka nisur në tualetet e shkollës, ndërsa sulmi përfundimtar ndodhi në klasë, ku viktima kishte tentuar të fshihej nga agresori.

Published inLAJMI