Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, është shtruar në spital pas një problemi shëndetësor që ka kërkuar ndërhyrje kirurgjikale. Lajmin e ka bërë publik vetë ai, përmes një fotografie të postuar në Instagram, ku shihet i shtrirë në shtrat spitalor.
Hamiti ka treguar se ndërhyrja ka qenë e domosdoshme, pasi i janë hequr gurët nga kanali urinar, një procedurë që sipas tij nuk mund të shtyhej më.
“Iu nënshtrua një intervenimi për heqjen e gurëve nga kanali urinar. Ishte diçka e pashmangshme dhe duhej bërë”, shkruan ndër të tjera moderatori, duke siguruar ndjekësit se gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabile.
Ai tha se ndihet më mirë pas operacionit dhe falënderoi mjekët për kujdesin e treguar, ndërsa u shpreh optimist për rikthimin në skenë.
Hamiti shtoi se shpreson që të rikthehet të premten në PRIME të Big Brother VIP Kosova, duke theksuar se mezi pret të jetë sërish “aty ku emocionet janë të vërteta”.
Ndërkohë, fansat dhe ndjekësit i kanë dërguar dhjetëra urime për shërim të shpejtë, ndërsa ekipi i produksionit pritet të marrë vendim nëse ai do të jetë pjesë e emisionit në varësi të gjendjes shëndetësore.
Gjendja e tij do të vijojë të monitorohet nga mjekët, ndërsa informacione të reja priten në ditët në vijim.
Më poshtë deklarata e plotë e prezantuesit:

