Skip to content

Moti po ben NAMIN, jepet ALARMI ne keto qytete te Shqiperise: “Shmangni…”

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Qeparos, ku vërshimi i ujit ka përfshirë rrugë, toka bujqësore dhe disa banesa.

Intensiteti i lartë i reshjeve në një kohë shumë të shkurtër e ka bërë situatën të vështirë për t’u menaxhuar, ndërsa infrastruktura kulluese nuk ka arritur të përballojë fluksin e madh të ujit të grumbulluar. Si pasojë e situatës, disa rrugë të qytetit janë përmbytur, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

LEXO EDHE:  Nga 1 janari dyfishojmë pensionet/ Rama zbulon skemën

Moti i keq në vend/ Përmbytje në Himarë, Bashkia thirrje

Në lidhje me situatën, Bashkia Himarë ka reaguar me një njoftim zyrtar, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.  Autoritetet lokale u kërkojnë qytetarëve të shmangin çdo lëvizje që nuk është e domosdoshme, si me automjete ashtu edhe në këmbë, dhe të qëndrojnë në ambiente të sigurta deri në përmirësimin e kushteve të motit.

LEXO EDHE:  “E kishe emrin Mal, po ja që dhe malet u rrëzuakan!”, miqtë e policit të Vlorës përlotin me DEDIKIMET, Ermal Lulaj vdiq pas përplasjes me skrepin

Moti i keq në vend/ Përmbytje në Himarë, Bashkia thirrje

“Të nderuar qytetarë, banorë të Himarës dhe fshatrave të saj! Prej mëngjesit të sotëm, rajoni ynë është përfshirë nga një valë reshjesh me intensitet shumë të lartë, duke shkaktuar vërshime të përrenjve, të cilët kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë dhe mjedise të tjera. Ju bëjmë thirrje që të shmangni çdo lëvizje që nuk është e domosdoshme, qoftë me automjete apo në këmbë. Qëndroni në mjedise të sigurta, derisa kushtet e motit të përmirësohen. Bashkia dhe çdo punëtor dhe mjet i saj janë në krye të detyrës për të ndikuar në zbutjen e pasojave të motit dhe parandalimin e dëmeve në pronën publike dhe private. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, njofton Bashkia Himarë.

LEXO EDHE:  E rëndë , 14-vjeçari dyshohet se e rr.ahu gjyshen me shqelma – 73-vjeçarja pëson lëndime, nipi ndalohet nga Policia

Moti i keq në vend/ Përmbytje në Himarë, Bashkia thirrje

Published inLAJMI