Skip to content

Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër Vuçiçit si një lajm të jashtëzakonshëm dhe një mesazh të fortë për Edi Ramën.

Shehaj deklaroi se fitorja e opozitës në Serbi dëshmon se asnjë autokrat nuk mund ta mbajë pushtetin përgjithmonë, veçanërisht përballë protestave dhe vendosmërisë së të rinjve.

LEXO EDHE:  Pensionet në 2027, Ibrahimaj zbulon sa para shtesë do të marrin çdo muaj të moshuarit

“Lajm i jashtëzakonshëm nga Serbia! Opozita fitoi! Vuçiç, miku i Edi Ramës, humbi zgjedhjet. Tani e ka radhën autokrati i fundit i Ballkanit, Edi Rama”, deklaroi Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia theksoi se zhvillimet në Serbi duhet të shërbejnë si një frymëzim për të rinjtë shqiptarë që protestojnë prej muajsh, duke kërkuar ndryshimin politik në vend.

LEXO EDHE:  “Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafikimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre…

“Është lajm shumë i mirë për të gjithë sepse tregon që asnjë autokrat nuk mund të mbajë pushtetin përgjithmonë. Asnjë autokrat nuk mund të mbajë pushtetin pavarësisht protestave të të rinjve, të studentëve”, u shpreh ai.

Në përfundim, Shehaj u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat, duke shprehur bindjen se edhe Edi Rama mund të largohet nga pushteti.

LEXO EDHE:  “Princesha e Kodrës së Kuajve”, përplasje e fortë mes Berishës dhe Sara Milës: Të thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec dhe 4 në Bulevard

“Ka ardhur momenti të iki dhe Edi Rama dhe mund ta largojmë. Duhet të vazhdojmë të protestojmë. Mund ta mundim dhe do ta mundim”, përfundoi Shehaj.

https://www.facebook.com/reel/1578642317617858

Published inLAJMI