Tragjike në Tiranë/ Zjarr në një banesë te “Ali Demi”, dyshohet se humb jetën 72-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e “Ali Demit”.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:20, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll., 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë e flakëve, dyshohet se 72-vjeçari ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pasi të përfundojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes.
