Një moment që ka tërhequr shumë vëmendje është regjistruar në orët e para të mëngjesit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë Mateo dhe Brikena.
Gjatë një bisede intime mes tyre, dy banorët janë parë shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa situata mori një kthesë romantike kur Mateo i bëri një deklaratë të fortë Brikenës. Në një moment ai dëgjohet duke i thënë: “Jam i çmendur pas teje”, fjalë që duket se e kanë surprizuar jo vetëm banoren, por edhe publikun që ndjek spektaklin.
Pas kësaj deklarate, atmosfera mes tyre u bë më e ngrohtë dhe biseda vijoi në një ton më të qetë. Momentet mes dy banorëve janë komentuar menjëherë në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës mendojnë se mes Mateos dhe Brikenës mund të ketë diçka më shumë sesa një marrëdhënie loje brenda shtëpisë.
Megjithatë, raporti i tyre gjatë këtij edicioni ka qenë shpesh i paqartë. Herë janë shfaqur shumë të afërt, ndërsa herë të distancuar nga njëri-tjetri, gjë që e ka bërë marrëdhënien e tyre një nga temat më të diskutueshme në shtëpi.
Videoja e këtij momenti është bërë shpejt virale në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë e Mateos do të ndikojë në dinamikat mes tij dhe Brikenës në ditët në vijim brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
