Skip to content

Rezervat/ “Merrni masa, siguroni ushqimet”, Gjenerali: Ja çfarë duhet të keni në shtëpi nëse plas lufta

Gjenerali Ded Prenga, i ftuar në emisionin “Terminal” të gazetares Aurora Sulçe, foli për tensionet në Lindja e Mesme dhe ndikimin që një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit mund të ketë edhe në vendet e rajonit.

Sipas tij, në situata të pasigurta ndërkombëtare qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake, veçanërisht për sa i përket furnizimeve bazë dhe ndikimit që mund të ketë rritja e çmimeve në treg.

LEXO EDHE:  PS i mbylli dyert, Elisa Spiropali shfaqet në Kuvend, ja kë takoi dhe çfarë u diskutua (Foto)

I pyetur nga gazetarja se çfarë duhet të kenë qytetarët rezervë në shtëpi, Prenga theksoi rëndësinë e përgatitjes pa krijuar panik.

“Çdo gjë duhet të ketë një rezervë. Ndoshta situata nuk është për të përhapur ndonjë panik, sepse nuk ka vend për panik, por për përgatitje dhe për masa çdo qytetar duhet ta mendojë.

LEXO EDHE:  Lajm i dhimbshëm! Ndahet nga jeta ushtaraku i lartë shqiptar! Forcat e Armatosura japin njoftimin

E para duhet të mendojë për çështjen që lidhet me çmimet, por edhe me pamundësinë për t’u transportuar mallrat, sepse ne nuk jemi një vend që prodhojmë. Ne, për fat të keq, nuk prodhojmë pothuajse asgjë dhe marrim gjithçka nga jashtë,” u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Nëse shihni këtë gjë në derën e shtëpisë tuaj, lajmëroni urgjent policinë

Gjenerali shtoi se kjo situatë lidhet drejtpërdrejt edhe me ekonominë dhe varësinë e vendit nga importet.

“Mjafton të shohësh raportin e eksporteve me importet për vendin tonë dhe arrin në përfundimin se sa të varur jemi nga tregjet e jashtme,” tha Prenga.

Published inLAJMI