Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Levan–Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “KIA” është përplasur me një “Benz”, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit tip “KIA”, një 39-vjeçare, ndërsa janë plagosur drejtuesi i “Benzit” dhe një pasagjer që udhëtonte me të. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
