Skip to content

Plas keq në kuvend, përplasje fizike midis deputetëve: Je mësuar me Kur*t e PS-së. Motra jote ka numër me 0900

Seanca e pasdites në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Situata u tensionua pasi kryetarja e Kuvendit i dha sërish fjalën kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga deputetët e opozitës.

Debatet u përshkallëzuan pasi Balla përdori një deklaratë fyese ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

“Realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin që t’ju merrnim në telefon. Për ty Albana kemi numrin 0900”, u shpreh Balla nga salla e Kuvendit.

Deklarata e tij shkaktoi reagim të menjëhershëm nga deputetët e opozitës. Në një moment tensioni, deputeti Klevis Balliu iu afrua Ballës në sallë dhe tentoi ta godasë, duke shkaktuar përplasje fizike mes deputetëve.

Ndërkohë, edhe deputeti Gazment Bardhi reagoi ashpër ndaj Ballës duke përdorur gjuhë të fortë në sallën e Kuvendit.

Përplasja detyroi ndërhyrjen e kolegëve dhe stafit të sigurisë për të shmangur përshkallëzimin e situatës, ndërsa debati në Parlament vijoi me tone të larta mes palëve politike.

Published inLajm