Një grabitje me armë është regjistruar në Tiranë, ku një person i armatosur ka sulmuar një pikë këmbimi valutor në zonën e “5 Majit”.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë brenda ambienteve të pikës së këmbimit, e cila ndodhet brenda një qendre tregtare, dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.
Pas grabitjes, ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke u arratisur në këmbë.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Deri në këto momente nuk dihet ende shuma e parave që është marrë nga grabitësi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
