Skip to content

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën një fëmijë 7-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë, ku një i mitur ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e plagëve të marra, i mituri është transportuar në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia bën me dije se grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Published inLajm