Skip to content

Fámîlja e Brîkenès me dèkláratë të fòrtë, nuk e kùrsèjnë as Máteòn

Ditët e fundit kanë qenë mjaft dinamike për Brikenën në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Pas një afrimiteti të madh me Mateon, marrëdhënia e tyre pësoi një krisje të papritur për shkak të menaxhimit të cigareve, duke sjellë distancim dhe debate.

Së fundmi, veprimet e saj brenda shtëpisë janë vënë në qendër të kritikave jo vetëm nga banorët, por edhe në rrjet. Kjo ka detyruar familjarët e Brikenës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram, të bëjnë një reagim të gjatë dhe mjaft të ashpër në mbrojtje të lojës së saj.

LEXO EDHE:  24-vjeçarja ra nga dritarja e taksisë, zbulohen detaje të reja/

Në postimin e publikuar, ata theksojnë se çdo veprim i Brikenës po keqinterpretohet:

“Çdo hap i saj gjykohet: përqafimet janë ‘fallc’, mos përqafimet janë ‘mungesë ndjenje’, një cigare është ‘tradhti’, ‘hedhje në pishinë’ dhe lojërat me banorë të tjerë interpretohen si gabime të mëdha!”.

LEXO EDHE:  A po na pret “dimri i shekullit”?! Meteorologët paralajmërojnë tre skenarë

Deklarata duket se i drejtohet në mënyrë të tërthortë edhe situatës me Mateon, duke theksuar se ajo nuk i ka dhënë llogari apo premtime askujt. Ky eshte nje lajm i keq per banorin qe tashme eshte shpallur si i preferuar i shtepise e cila sot eshte tronditur fuqishem edhe nga nje Zarf te Zi, i cili ka perjashtuar nga gara banorin Kristi.

“Çdo veprim i saj duhet kuptuar në kontekst të lojës dhe të lirisë personale, jo si shenjë mashtrimi apo mungesë respekti për diçka që ajo nuk ia ka premtuar askujt! Ndjenjat e të tjerëve nuk duhet të merren si faj i saj!” – vijon shkrimi.

LEXO EDHE:  E enjtja sjell surpriza në dashuri dhe para! Horoskopi i 19 nëntorit zbulon cilat shenja do të kenë më shumë fat!

Në mbyllje, familja kërkon që të ndalen paragjykimet dhe të kuptohet thelbi i formatit:

“Loja është për të gjithë dhe askush nuk ka pronësi mbi ndjenjat apo veprimet e saj”.

Published inLAJMI