Skip to content

Sapo u takua me Trump! Eurodeputeti gjerman shkruan për Ramën: Pas darkës me të kuptova që pushteti i tij do

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler, pjesë e delegacionit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), ka treguar se dy netë më parë bashkë me eurodeputetët e tjerë, kanë qenë të ftuarit e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare është një politikan me shumë përvojë dhe pushtet, dhe është plotësisht i vetëdijshëm për këtë.

LEXO EDHE:  Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH

“Darka me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë. Prej vitit 2013 ai është në krye të qeverisë atje. Ishte në humor të mirë. Ai është një njeri me shumë përvojë dhe është plotësisht i vetëdijshëm për pushtetin e tij.

LEXO EDHE:  Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit

Ne do të insistojmë që sundimi i ligjit të zbatohet në të gjitha fushat gjatë rrugës drejt BE-së, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

LEXO EDHE:  “Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafikimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre…

Agjencia Antikorrupsion SPAK duhet të forcohet më tej. Në gjendjen aktuale, Shqipëria, megjithatë, nuk është ende një ‘lider’ në këtë proces…”, shkruan eurodeputeti gjerman Michael Gahler dhe ndan fotografinë e mëposhtme nga darka.

Published inLAJMI