Skip to content

E fundit! Aksident i rëndë në vend!

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lezhë gjatë orëve të para të mëngjesit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në kryqëzimin e Rrilës, kur drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 46 vjeç, ka përplasur këmbësorin ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën nga goditja.

LEXO EDHE:  Cako hedh te forten per planin per largimin e Kryeministrit

Drejtuesi i automjetit, i cili ishte larguar nga vendngjarja pas aksidentit, është identifikuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore pas veprimeve të shpejta hetimore.

LEXO EDHE:  Endrit Thaçi dridh “vendin” me foton që sapo publikoi

Policia ka nisur verifikimet për të identifikuar viktimën dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. I. M. po mbahet në paraburgim dhe hetimet për këtë ngjarje tragjike vazhdojnë.

LEXO EDHE:  A po na pret “dimri i shekullit”?! Meteorologët paralajmërojnë tre skenarë
Published inLAJMI