Skip to content

Familja e Brikit pranon si ‘dhëndërr’ Mateon? Ky veprim po TRAZON rrjetin! Brikena duhet te…

Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të “Big Brother VIP Albania” jashtë shtëpisë. Brikena dhe Mateo, dy banorët që po shfaqin një afërsi gjithnjë e më të madhe me njëri-tjetrin, tashmë janë “ndjekur” reciprokisht në profilet e tyre zyrtare në Instagram.

Ky veprim, i kryer nga familjarët që menaxhojnë llogaritë e tyre, po interpretohet si një shenjë e qartë mbështetjeje për pëlqimin që dyshja ka ndaj njëri-tjetrit.

LEXO EDHE:  Çfarë videosh ka SPAK? Karamuço zbulon detaje: Janë filmime të bëra në zyrën e …

Që prej hyrjes në format, Mateo nuk i ka fshehur ndjenjat dhe pëlqimin e tij të fortë për Brikenën, duke këmbëngulur në çdo moment për një mundësi të dytë. Edhe pse Brikena ka shfaqur një rezistencë të gjatë dhe dyshime për shkak të së shkuarës, duket se muret kanë rënë. Ajo, ditë më parë pranoi që t’i japë një mundësi Mateos për ta njohur më afër, duke u dhënë shpresë fansave që besojnë te kjo dyshe.

LEXO EDHE:  BEfasuese! Njoftim i rëndësishëm për pensionistët në Kosovë, ja cfare thuhet

Fakti që llogaritë e tyre në Instagram tani janë “Follow”, tregon se familjet kanë lënë pas mospëlqimet e vjetra dhe po e shohin me sy pozitiv afrimin e tyre të ri. Ky veprim konsiderohet si një “bekim” në distancë.

Published inLAJMI