Skip to content

Ndahet nga jeta intelektuali i madh Shqiptar

Luan Dino, mësues i përkushtuar dhe personalitet i spikatur i arsimit në Përmet, është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare. Zemra e tij pushoi së rrahuri dje, më 11 Shkurt 2026, duke lënë pas dhimbje e trishtim te familja, miqtë dhe kolegët e tij të shumtë.

Sot, intelektuali i madh, eruditi, poligloti, gjuhëtari dhe historiani i komunitetit egjiptian, Luan Dino është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e qytetit të Përmetit.

LEXO EDHE:  Elektricisti nga Elbasani humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, priste të bëhej gjysh, familja pa mbështetje

Ai i shërbeu për afro 35 vite me dashuri dhe profesionalizëm arsimit në rrethin e Përmetit, si mësues dhe drejtues i Drejtorisë Arsimore.

Gjithashtu, kontributi i tij në fushën e gjuhës shqipe ishte i çmuar, si delegat dhe firmëtar i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), si dhe bashkëpunëtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave.

LEXO EDHE:  Çfarë i shkrova sekretarit amerikan për Sali Berishën dhe Ilir Metën! Flet Idajet Beqiri!

“Përmeti humbi një intelektual të rrallë, një mësues që la gjurmë në breza. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit arsimor. U prehtë në paqe”, shkruan kryetarja e bashkisë, Alma Hoxha.

Profesor Luan Dino ka hulumtuar shumë dhe për historinë e etnisë egjiptiane dhe ka vërtetuar ekzistencën e këtij komuniteti me shekuj, në Shqipëri dhe në Ballkan. Kontributi i tij në marrjen e statusit të këtij minoriteti në vendin tonë ka qenë thelbësor.

LEXO EDHE:  Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit, ja kategoria që përfitojnë

Zemra e gjuhëtarit pushoi se rrahuri në Përmetin e trëndafilave, atje ku lindi, u rrit dhe u formua me dije, kulturë, moral e dinjitet. Te Luan Dino spikaste ndjenja e dashurisë, gjuha e ëmbël dhe urtësia, si filozofi pas së cilës profesori dinte të ndërtonte ura miqësie.

© Newsbomb.al

Published inLAJMI