Skip to content

Rama ben levizjen e paparashikuar, nxjerr jashte loje SPAK per Ballukun?

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë nëse kërkesa e SPAK-ut për pezullimin e Belinda Ballukut ishte ndërhyrje në punët e ekzekutivit.

Ndryshimet ligjore e më konkretisht të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Rama duket se ia ka besuar ministrit të Drejtësisë, Besford Lamallari.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun socialist

Por fillimisht le të shikojmë se çfarë parashikon neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të cilin e përdori për herë të parë SPAK, kur kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut nga postet që mbante.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja e ndarjes mes Mateos dhe Brikenës!

Mësohet se ndryshimet e pritshme të këtij neni parashikojnë moslejimin e pezullimit nga detyra të të gjithë funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë nga kushtetuta.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Lidhje historike Shqipëri-Kosovë/ Rama tregon LAJMIN E MADH

Por ky ndryshim duket se do te sjelle nje ndryshim te madh, duke nxjerre jashte loje SPAK dhe duke u dhene imunitet ministrave dhe funksionareve te tjere, ashtu si deputeteve. Kjo eshte nje levizje shume e rende per sistemin e drejtesise.

Published inLAJMI