Skip to content

SPAK del me nje mesazh shume te forte, ja cfare u deklarua!

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar këtë të premte një mesazh të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, në të cilin thekson pavarësinë e plotë të institucionit dhe faktin se hetimet e saj bazohen ekskluzivisht në prova.

“SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje bazuar në prova”, thuhet në mesazhin e shpërndarë, i cili vjen në një moment të ndjeshëm për klimën politike dhe institucionale në vend.

Ky reagim i Prokurorisë së Posaçme përkon me zhvillime të rëndësishme të ditës së sotme, pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim që lidhet me Belinda Balluku. Kujtojmë se ndaj Ballukut, SPAK ka kërkuar më herët pezullimin nga detyra dhe arrestimin, çka e ka vendosur atë në qendër të një përplasjeje të fortë politike dhe institucionale.

LEXO EDHE:  Ja cfare mund te ndodhe ne me pak se 3 ore

Edhe pse në mesazhin e publikuar nga SPAK nuk përmendet drejtpërdrejt emri i Ballukut apo ndonjë çështje konkrete, nuk dihet nëse ky reagim lidhet drejtpërdrejt me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, konteksti kohor dhe zhvillimet e fundit bëjnë që deduksioni publik dhe mediatik të shkojë në këtë drejtim, duke e interpretuar mesazhin si një sinjal institucional në mbrojtje të pavarësisë së prokurorëve të posaçëm.

LEXO EDHE:  Ikje si ne Filma..

Prokuroria e Posaçme ka qenë shpeshherë në qendër të sulmeve dhe akuzave publike nga aktorë të ndryshëm politikë, por edhe nga individë të lidhur me botën e krimit, të cilët janë marrë ose vijojnë të jenë nën hetim. Në shumë raste, këta aktorë i kanë cilësuar hetimet dhe akuzat e SPAK si të pabaza ose të motivuara politikisht.

LEXO EDHE:  Ekzekutohet me 10 plumba gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

Mesazhi i fundit duket se synon të përcjellë qartë qëndrimin e institucionit: hetimet nuk ndikohen nga presionet politike apo mediatike, por mbështeten vetëm në prova dhe në ligj, pavarësisht emrave apo funksioneve që mbajnë personat nën hetim.

Published inLAJMI