Skip to content

“Duhet të ndahen!” Gruaja e Mirit tregon çdo i bëjë Selin nëse do të hynte brenda: Mos harro se

Bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini, ka qënë e ftuar në Top Albania Radio ku ka komentuar rrugëtimin e bashkëshorit të saj në Big Brother Vip Albania.

Ajo është ndalur te raportet dhe debatet që ka Miri me banorët e tjerë të shtëpisë teksa ka folur edhe për Selin.

“Unë shoh që Miri dhe Selin do vazhdojnë edhe shumë gjatë, por do vijë një moment kur duhet të ndahen të dy. Më mirë më shpejt, se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vetë. Është më i kufizuar në atë lojë, më mirë secili të luajë lojën e vetë, në fund dalin të dy në finale. Për mua fitues është Miri. Të fortë janë Kristi, Brikena, Selin.”-u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Ekzekutohet me 10 plumba gazetari në Kosta Rikë, kishte denoncuar lidhjet e politikanëve me kartelet e drogës

Teksa është pytur se: “Çfarë do i thoshte ajo Mirit, nëse do i bënte një surprizë në “BBV”?”

LEXO EDHE:  “Edhe Churchill u bashkua me Stalinin”, Berisha shtrin dorën për bashkëpunim: Kemi bërë gabime, por kjo është zgjidhja përballë rrezikut. Edhe me Qorrin bashkohemi

Ajo është përgjigjur: “Do i thoja që jam shumë krenare për të dhe unë çuditem si i përballon situatat dhe ku e gjen durimin. E dua shumë, fokusohu te loja jote dhe mos harro çfarë të kam thënë para se të hysh, ti nuk ke ardhur për pjesëmarrje, por ke ardhur për të fituar. Do kisha qejf të takoja Baby G. Ajo është nga ato banore që nuk ka hyrë aty për të sulmuar Mirin“

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, e mërkurë 18 nëntor 2026

Ndërsa sa i përket Selin ka thënë: “Është kënaqësi të të takoj një herë dhe gjithë të mirat. Nuk ka diçka të veçantë që do i thoja.”

Published inLAJMI