Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme në juglindje të vendit, duke mbajtur në vëmendje banorët e zonës. Sipas të dhënave zyrtare sizmologjike, pak minuta më parë është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra e goditjes sizmike ka qenë në fshatin Hoçisht, në territorin e bashkisë Devoll. Lëkundjet janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës përreth, por sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet dhe institucionet përkatëse vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin njoftimet zyrtare në rast zhvillimesh të tjera.
