Skip to content

“Bën çdo lloj pune”/ Kush është vajza shqiptare që përmendet në dosjen ‘Epstein’, zbardhet e-maili

Një email në dosjen e Jeffrey Epstein, e deklasifikuar së fundmi nga autoritetet amerikane, përmend përzgjedhjen e disa vajzave të reja për punë, mes të cilave edhe një vajzë shqiptare.

Dokumenti mban datën 29 mars 2017 dhe është pjesë e materialeve të sekuestruara dhe të administruara nga drejtësia amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Epstein dhe rrjetit të tij.

LEXO EDHE:  Nga 1 janari dyfishojmë pensionet/ Rama zbulon skemën

Në email flitet për “kandidatët kryesorë”, të cilët i prezantohen një personi tjetër për vlerësim. Për secilën vajzë jepen detaje që lidhen jo vetëm me arsimin apo statusin e vizës, por edhe me gatishmërinë për të kryer çdo lloj pune që mund t’u kërkohej.

Një nga përshkrimet i referohet një vajze ruse 21-vjeçare, ku theksohen pamja e jashtme dhe disponueshmëria e saj, ndërsa në të njëjtin email përmendet edhe një vajzë shqiptare.

LEXO EDHE:  Gjykata Speciale e shpall fajtor Hashim Thaçin dhe e dënon me

Sipas tekstit, vajza shqiptare “do të bënte çdo lloj pune”, por nuk konsiderohet e përshtatshme për shkak të “komplikimeve me dokumentet”.

Në email përmendet gjithashtu se ekzistojnë video prezantuese të kandidateve, të cilat i janë dërguar marrësit të mesazhit.

LEXO EDHE:  Bota 72 orë në errësirë? Pranvera Xhafaj: Mund të fikim të gjithë rrjetin, macet janë si spiunë në planet

“Kandidatë të tjerë janë gjithashtu në kërkim, por nuk jetojnë në Nju Jork. Vajza shqiptare do të bëjë gjithashtu të gjitha llojet e punëve që dëshironi ju të bëjë. Por ajo është shumë e ndërlikuar për sa i përket dokumenteve. Ke videon për ty”, thuhet në emailin pjesë e dosjes.

Published inLAJMI