Skip to content

“Njeriu më i fortë që kam njohur”, Gazetari Osman Stafa humb njeriun e shtrenjtë

Një lajm i dhimbshëm ka prekur gazetarin Osman Stafa, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të kushërirës së tij, Valbona, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me një sëmundje të rëndë.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Stafa ka ndarë dhimbjen për humbjen e Valbonës, të cilën e përshkruan si një grua të fortë dhe luftarake, që për nëntë vite rresht luftoi pa u dorëzuar.

LEXO EDHE:  Cako hedh te forten per planin per largimin e Kryeministrit

“Valbona ishte njeriu më i fortë që kam njohur. Luftoi pa pushim për 9 vite, për vajzën e saj, për bashkëshortin, për familjen dhe për të gjithë ne,” shkruan gazetari në mesazhin e tij.

Ai thekson se edhe në momentet më të vështira, Valbona nuk u ankua asnjëherë, por vazhdoi betejën me dinjitet dhe forcë të jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:  BE kërkon gatishmëri për krizat! Komisioni Europian udhëzon qytetarët të përgatiten për 72 orë

Gazetari Osman Stafa njihet gjerësisht për denoncimet e tij publike ndaj sistemit shëndetësor, veçanërisht për kushtet e rënda me të cilat përballen pacientët me kancer, sidomos në shërbimin Onkologjik. Humbja e tij personale vjen si një tjetër histori e dhimbshme që prek nga afër realitetin e këtyre familjeve.

LEXO EDHE:  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Përcjellja për në banesën e fundit të Valbonës do të bëhet ditën e enjte, në orën 12:00, në Kurjan, Roskovec, Fier, në familjen e Armand Doksanit.

JOQ Albania shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e Valbonës.

U prehtë në paqe!

Published inLAJMI