Skip to content

Befason Angelo me mesazhin për ish partneren Neada Muçajn

Pas eliminimit nga Big Brother VIP 5, Angelo Haruni ka bërë sot daljen e tij të parë publike në studion e Fan Club, ku ka komentuar pa filtra eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në vend. Ai foli për emocionet, sfidat dhe mënyrën se si e përjetoi rrugëtimin e tij në reality show, duke pranuar se përvoja ka qenë intensive dhe jo gjithmonë e lehtë.

LEXO EDHE:  Do kryenin sulm terrorist në Greqi me urdhër nga Irani, 4 prej të arrestuarve janë shqiptarë, do vrisnin biznesmenin e kompanisë së prodhimit të armëve në Izrael

Për herë të parë, Angelo ndaloi edhe te jeta e tij sentimentale, duke folur hapur për historinë e dashurisë me ish-partneren, Neada Muçaj. Fjalët e tij treguan se kjo lidhje vazhdon të ketë ndikim emocional tek ai.

“Një histori që do të qëndrojë me ty gjithë jetën, qëndron në zemër gjithë jetën. Pastaj nëse ka diçka më tutje, nuk di ta them në këto momente. Më ndikon akoma”, tha gazetari i njohur.

LEXO EDHE:  Përkeqësohet moti, reshje dhe stuhi të forta, ja qarqet që rrezikojnë sot dhe nesër

I pyetur drejtpërdrejt se çfarë mesazhi do t’i dërgonte Neadës, ish-banori i “Big Brother VIP 5” zgjodhi fjalë të qeta, por domethënëse, duke lënë të kuptohet se distanca mes tyre ka qenë e gjatë.

“Nëse do ti thoja diçka është që shfaq vetëm anën më të mirë të vetes tënde, kthehu njeriu pozitiv dhe i lumtur që ishe siç ti di të bësh. Kaq, nuk e di se po bëjmë një kohë të gjatë, një vit thuajse pa asnjë lloj komunikimi, kështu që është e vështirë të flasësh tani kur akoma kam gjithë botën sipër”.

Published inLAJMI