Skip to content

NGJARJE E RENDE, Kercet arma ne kryeqytet, raportohet qe tre persona jane…

Sot pasdite, në lagjen Vranjevc të Prishtinës, janë raportuar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime, por jo nga arma e zjarrit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, me ç’rast njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Vjen thirrja e forte per shqiptaret, ja nga kush

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka deklaruar për FrontOnline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë/13-vjeçarja rr*mbehet dhe

Ai ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat fillestare, tre persona janë lënduar, por lëndimet e tyre nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, e mërkurë 18 nëntor 2026

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë e ditur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Published inLAJMI