Skip to content

Dyshohet se ngacmoi se*sualisht të miturën, arrestohet gjyshi në Fier

Një 71-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Fier.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin P. G., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje në automjetin e saj.

LEXO EDHE:  “Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafikimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre…

Specialistët për Hetimim e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K., 41 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë;
-E. K., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis;
-një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetë një përforcues grushti, ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën 1 përforcues grushti, 2 shufra metalike, 1 shkop bejzbolli dhe 1 mjet prerës (thikë).
Lënda narkotike dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Rama hap thesin për Policinë e Shtetit!

Specialistët e qarkullimit qrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

LEXO EDHE:  Nga 1 janari dyfishojmë pensionet/ Rama zbulon skemën

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Y., 31 vjeçe, banuese në Ballsh, pasi ka hyrë në banesën e vjehrrës së saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj 31-vjeçares.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Published inLAJMI