Skip to content

I arrestuan djalin, gazetari Artan Hoxha ben reagimin e forte: Vetem 13 vjec e akuzojne se…

Djali i gazetarit të njohur shqiptar Artan Hoxha, u arrestua të hënën, më 19 janar, në Tiranë, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, konkretisht trafikim të qenieve njerëzore.

Geri Hoxha dhe një person tjetër u shpallën në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, me kërkesë të UNMIK, raporton Klankosova.tv

Lidhur me rastin, Artan Hoxha ka folur ekskluzivisht për Klankosova.tv, duke thënë se ende nuk është i informuar për akuzat konkrete ndaj djalit të tij.

LEXO EDHE:  “Princesha e Kodrës së Kuajve”, përplasje e fortë mes Berishës dhe Sara Milës: Të thërrasin shpirtrat e 26 të vrarëve në Gërdec dhe 4 në Bulevard

Ai shprehu shqetësim lidhur me akuzat, duke theksuar se në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat, djali i tij ka qenë vetëm 13 vjeç.

“Ka disa ditë që ka ndodhur kjo, por unë ende nuk kam parë asnjë dokument apo vendim zyrtar. Është e çuditshme si mund të akuzohet një fëmijë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Kam frikë se po më bëhet padrejtësi”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  “Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafikimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre…

Sipas gazetarit shqiptar, autoritetet në Kosovë kanë bërë kërkesë për ekstradim, por deri më tani nuk i është dorëzuar asnjë dosje apo dokumentacion zyrtar, raporton Klankosova.tv

“Më kanë thënë se dokumentet do t’u përcillen autoriteteve shqiptare”, shtoi ai.

Hoxha po ashtu deklaroi se në momentin e arrestimit, djali i tij ishte duke shkuar në punë dhe se punon si laborant dentar.

LEXO EDHE:  Iva ankohet hapur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do.

“Në xhep kishte vetëm 10 mijë lekë. Bashkë me të u arrestua edhe një shofer ambulance. Si mund të lidhet kjo me krim të organizuar?”, e ngriti si pyetje gazetari.

Në fund, Hoxha hodhi dyshime edhe për trajtimin e të birit, duke thënë se nuk i lejohet as kontakti minimal dhe se ka frikë për sigurinë e tij./Shqiperia ime/

Published inLAJMI