Skip to content

Vulos ndarjen nga Salianji?! Grida Duma bën deklaratën e fortë: Kam sakrifikuar shumë, i lëshova për të

Grida Duma ka bërë një nga rrëfimet më personale deri më tani në bisedën me Bora Zemanin në Grida Duma Podcast. Për herë të parë, ajo foli hapur për një fazë të rëndësishme të jetës së saj, duke e përshkruar vitin që lamë pas si një periudhë qartësie dhe çlirimi emocional.

LEXO EDHE:  Aksid*nti tr*gjik i merr j*tën shefit të Kr*meve / Policia zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë

“Për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj,” u shpreh Duma, duke treguar se ka ardhur një moment në jetën e saj kur mbajtja e gjërave, njerëzve apo situatave nuk është më domosdoshmëri, por zgjedhje e vetëdijshme. Sipas saj, jo çdo gjë që mbahet është vlerë dhe jo çdo lëshim është humbje.

LEXO EDHE:  Elektricisti nga Elbasani humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, priste të bëhej gjysh, familja pa mbështetje

Në rrëfimin e saj, Grida Duma thekson se me rritjen personale vjen edhe aftësia për të dalluar se cilat marrëdhënie dhe situata “rrinë mirë” pranë teje dhe cilat kthehen në peshë. 

“Vjen një pikë ku nuk investon më përtej vetes. Gjërat rrinë ose nuk rrinë vetë,” shpjegon ajo.

LEXO EDHE:  Përkeqësohet moti, reshje dhe stuhi të forta, ja qarqet që rrezikojnë sot dhe nesër

Bora Zemani, nga ana e saj, e përforcon këtë ide duke e quajtur procesin e lëshimit si një “pastrim” të domosdoshëm që ndodh në një fazë të caktuar të jetës. Një pastrim që sjell lehtësi, rehati dhe një raport më të shëndetshëm me veten.

Published inLAJMI