Skip to content

Ngjarje e rende ne Gjermani

Një 33-vjeçar shqiptar është duke u gjykuar në Gjykatën e Këlnit, pasi akuzohet për torturimin e bashkëpunëtorit të tij në një bandë droge, sipas raportimeve të mediave të huaja.

Gjithçka filloi me humbjen e celularit të puns i cili përmbante të dhëna të rendësishme mbi klientët e drogës. Pasi u kuptua humbja e celularit viktima u mbajt e mbyllur në një apartament në lagjen Kalk të Këlnit, ku autorët tentuan ta detyronin të dorëzonte telefonin ose të pranojë se e kishte dorëzuar te policia.

LEXO EDHE:  I FUNDIT/ GJKKO dënon me burg ish-kryebashkiakun socialist

Ai u mbajt peng për rreth një javë dhe u torturua brutalisht, teksa autorët i i prenë dy gishtat e këmbës, e dogjën me shufra hekuri të nxehtë dhe me cigare. Madje tortura shkoi deri aty sa i pandehuri shqiptar i drejtoi pistoletën duke e kërcënuar se do ta vriste.

LEXO EDHE:  Krasnqi erdhi në Kosovë, por e dhimbshme çfarë ndodhi me gruan e tij

I dhunuari e konfirmmoi ngjarjen në gjykatë por refuzoi të tregojnë vendbanimin e tij aktual për shkak të frikës, më tej ai pranoi se edhe vet kishte qënë më parë pjesë e bandës.

Ndërkohë avokati mbrojtës i shqiptarit deklaroi se i pandehuri kishte pranuar pjesëmarrjen në marrjen peng dhe dëmtimin e viktimës, por mohoi përdorimin e armës apo pincës. Ai shtoi se klienti i tij kishte tentuar t’i paguante viktimës një dëmshpërblim, por paratë nuk ishin të disponueshme për shkak të veprimeve të babait të tij.

LEXO EDHE:  Eni Çobani zbulon historinë të çiftit të famshëm shqiptar: Tradhtojnë hapur njëri tjetrin, gruaja ka bërë fëmije me dikë tjetër, por ne publik ato..

The post Ngjarje e rende ne Gjermani appeared first on PETRAVU.

Published inLAJMI