Sot në RTSH, 3 dekada më vonë, bashkëshortja e Edi Rames, Linda Rama u shfaq e ulur në studion e “Aromë Gruaje”, një intervistë që u hap me emocionet që Linda Rama ndjehu kur u rikthye vite më vonë në RTSH.
Bashkëshortja e kryeministrit thotë se kjo godinë i sjell shumë kujtime pas në kohë dhe se ka një rëndësi të veçantë tek ajo.
“Unë futem në RTSH pas 3 dekadash. Kam qenë në vitin 1995 për të shpjeguar skemën e privatizimit masiv që drejtohej nga unë me gazetarin e ekonomisë dhe ishim live. Shkova dhe viziotva studion, mbaja mend korridorin, hollin.
Regjisorja më shoqëroi dhe kjo godinë është e mbushur me emocione. Prezenca e RTSH në jetën time është shumë e hershme për shkak të xhaxhait tim Hasan Basha, pjesë e teknikëve të parë të televizionit. Isha e emocionuar kur shkela”, tha Linda Rama.
Keto u thane para kamerave, por cfare ndodhi pas tyre. E verteta eshte se intervista ishte regjistruar diten e premte dhe pasi u kontrollua me lupe nga zyra e kryeminisrit dhe u kurua nga ekspertet e Rames u vendos publikimi i saj.
Dhe pikerisht te premten, vetem disa ore, pasi ajo kishte vizituar RTSH, per te cilin tha se ishte e emocionuar, Edi Rama shpertheu kunder RTSH, duke kercenuar dhe me mbyllje.
Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me qeverinë e tij nuk kurseu kritikat aspak për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke paralajmëruar ndërprerje të fondeve nga shteti si dhe duke mos eliminuar si skenar dhe mbylljen.
E kjo te con vetem ne nje mendim, qe Linda Rames nuk i ka pelqyer asgje ne RTSH, ose ka nje inat te pashpjegueshem me Eni Vasilin, qe e drejton kete ndermarrje, duke leshuar vrer te burri i saj, kryeminister i vendit, i cili me pas beri te tijen ne takim me socialistet.
Po pse Linda Rama ‘e urren’ Eni Vasilin, per faktin se disa vite me pare Rama e kishte kompplimentuar ate? Per kujtese, disa vite me pare, kur ENi Vasili kishte emisionin e saj Open ne Top Channel, ishte shtatzene me binjake dhe ftoi Ramen ne emision. Ky i fundit e komplimentoi se ishte i lumtur qe po intervistohej nga tri vajza.
Ndoshta i ka mbetur sahati Linda Rames ne ate kohe, apo fshihet dicka me e madhe, qe lidhet me ata qe kerkojne te zoterojne RTSH dhe qe e synojne prej vitesh, por qe Rama ua ka premtuar, por nuk ua ka plotesuar, ku nje prej tyre eshte edhe Sokol Balla.
Megjithate, keto mbeten ne kuadrin e pikepyetjeve, ajo qe mbetet e vertete eshte se Rama deri te premten nuk kishte thene asnje fjale per RTSH, edhe kur media vlonte per apatine e saj, por qe u kujtua vetem disa ore, pasi Linda Rama pati nje rikthim 30-vjecar ne kete telvizion.
