Skip to content

Sapo morëm vesh që u bë baba! Vjen lajmi i dhimbshëm për Mirlind Dakun, futbollisti jep lajmin e zi (foto)

Një lajm i trishtë ka kapluar mbrëmjen e sotme sulmuesin e njohur të Kombëtares, Mirlind Dakun. Futbollisti, i cili gjithmonë është shquar për lidhjen e fortë që ka me rrënjët dhe familjen e tij, ka ndarë me ndjekësit një humbje të madhe personale që e ka tronditur thellë. Përmes një postimi mjaft prekës në rrjetet sociale, Daku ka njoftuar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij, një figurë që duket se ka qenë shumë më tepër se thjesht një i afërm për të.

LEXO EDHE:  Rama për “The Independent”: Rënia në sondazhet e Farage është mallkim për vërejtjet e turpshme për emigrantët shqiptarë

Në dedikimin e ndjerë që ka përlotur ndjekësit, Mirlindi ka zbuluar një sekret të vogël por me peshë të jashtëzakonshme emocionale, që lidhet ngushtë me identitetin e tij.

Ai ka bërë të ditur se ishte pikërisht xhaxhai i ndjerë ai që ia kishte vendosur emrin “Mirlind”, duke vulosur kështu fatin dhe identitetin e tij që në lindje. Kjo humbje për futbollistin nuk është thjesht lamtumira me një familjar, por ndarja nga njeriu që i dha “një pjesë të identitetit”, siç shprehet vetë ylli i futbollit në rreshtat e tij plot dhimbje.

LEXO EDHE:  Te fundit! 10 kerkesat qe ijane drejtuar se fundmi Rames, ja nga kush

Fotografia e publikuar, ku Mirlindi shfaqet krah për krah me xhaxhain e tij, tregon qartë raportin e ngushtë dhe respektin e ndërsjellë mes dy brezave. Në fjalët e tij, Daku premton se emri që mban do të mbetet përherë një kujtim i gjallë i dashurisë dhe krenarisë që xhaxhai kishte për të. Këto momente të vështira na tregojnë anën njerëzore të yjeve tanë, të cilët përtej shkëlqimit në fushën e blertë, përballen me dhimbjet e jetës si çdo njeri tjetër.

LEXO EDHE:  Bota 72 orë në errësirë? Pranvera Xhafaj: Mund të fikim të gjithë rrjetin, macet janë si spiunë në planet

Ngushëllime familjes Daku për këtë humbje të madhe.  Po ashtu per te gjithe ato qe se dinin, Mirlindi para pak javësh u bë baba i një vajze te vogel. /Prive By Liberta Spahiu

Published inLAJMI