Skip to content

I FUNDIT! Arrestohet drejtori i njohur, ministri ben veprimin urgjent, shkarkon gjithe vartesit e tij

Pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtori i IEVP Durrës, Indrit Cërloji, është arrestuar me vendim të Gjykatës së Durrësit, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Cërloji akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, ngjarje që tronditi sistemin penitenciar dhe solli reagim të menjëhershëm institucional nga Ministria e Drejtësisë.

LEXO EDHE:  PS i mbylli dyert, Elisa Spiropali shfaqet në Kuvend, ja kë takoi dhe çfarë u diskutua (Foto)

Dy ditë më parë, ministri Besfort Lamallari kishte firmosur shkarkimin e tij, vetëm një ditë pas arratisjes së Ndocit gjatë një vizite mjekësore në spitalin e Durrësit.

Në të njëjtën çështje është arrestuar edhe mjekja Ylvete Sema, 65 vjeçe, e përfshirë në procedurat e kontrollit mjekësor të të paraburgosurit, por ndaj saj Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”.

LEXO EDHE:  “Bonus bebesh, 25 mijë lekë bursë për studentët e rritje pensionesh”, Rama prezanton nismat për vitin 2027

Hetimet po fokusohen në rolin e personelit shëndetësor dhe bashkëpunimin me strukturat e sigurisë gjatë shoqërimit të Ndocit, i cili ndodhej nën akuzë për vepra të rënda penale dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë.

Arratisja e Altin Ndocit ka zbuluar një dështim të rëndë institucional dhe shkelje të rënda të protokolleve të sigurisë. Sipas verifikimeve paraprake, IEVP Durrës nuk ka raportuar as planifikimin dhe as realizimin e shoqërimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa i paraburgosuri është shoqëruar pa pranga, në kundërshtim me rregullat në fuqi.

LEXO EDHE:  Konfirmohet rasti i parë i m*laries, dyshohet edhe për…

Pas ngjarjes janë pezulluar të gjithë drejtuesit e zinxhirit komandues dhe janë arrestuar 8 punonjës të Policisë së Burgjeve, duke nxjerrë në pah një problem serioz sistemik që cenon drejtpërdrejt sigurinë publike.

Published inLAJMI