Skip to content

Gjykata Kushtetuese i bllokoi, por Policia gjen mënyrën si të gjobisë protestuesit

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pezulloi gjobat flagrante gjatë protestave, nuk i ka ngrirë nenet e tjera të aktit normativ, i cili hyri në fuqi në 28 tetor.

Teksa policia nuk mund të vendosë gjoba sipas aktit normativ kur protestuesit nuk i binden policisë për t’u shpërndarë, kur turmat nuk largohen nga zonat e mbrojtura apo kur protestohet i maskuar, ndërhyrjet e tjera në ligjin për tubimet mbeten në fuqi. Të paktën derisa Kushtetuesja të shprehet në themel se kush ka të drejtë.

LEXO EDHE:  Reshje intensive, dëborë dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe/ Si parashikohet moti për ditën e sotme

Që do të thotë për policinë gjatë protestave mbeten të zbatueshme risitë përmes aktit normativ në nenin 24. Marzhi i dënimit me gjoba është më i shtrenjtë. Konkretisht, në aktin normativ thuhet se pjesëmarrja në tubime të ndaluara dënohet me 100 mijë lekë e po ashtu edhe përdorimi i maskave deri në 100 mijë lekë.

LEXO EDHE:  E BUJSHME! ELISA ISHTE VETEM FILLIMI, EDI RAMA NXJERR ME EMRA RRADHEN KUSH DO PERJASHTOHET

Akti normativ i dorëzuar Kushtetueses, që u deklarua se do të shqyrtohet me përparësi, ngelet në fuqi edhe për parashikime të tjera si kufizimet e përkohshme rreth objekteve të caktuara, ku në vendim përshkruhen arsyet, perimetri dhe kohëzgjatja, si dhe e drejta që i jepet efektivit të policisë për të dhënë urdhër për largim nga zona e mbrojtur, që janë perimetri rreth stacioneve dhe mjeteve të transportit publik dhe zonat e tjera të caktuara nga këshilli bashkiak.

LEXO EDHE:  Shpalli “Partinë e Studentëve” pa i thënë “askush” nga protesta! Nuk do e besoni kush është vajza që ishte e bindur që rrugët i hapen duke…(Video)

Nga ana tjetër, me lidhjen e duarve të policisë për të prerë gjoba në flagrancë sipas aktit normativ nën gjykim kushtetues, policia i ka hedhur sytë tek Kodi Rrugor. Në nenin 20 parashikohet gjobitja nga 25 mijë deri në 100 mijë lekë ndaj cilitdo që zë sipërfaqen rrugore pa lejen përkatëse.

Published inLAJMI