Skip to content

I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë, 21-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet se është …

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shijak, ku një 21-vjeçar është gjetur pa shenja jete në ambientet e një poligoni.

Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të një arme zjarri. Paraprakisht, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje.

LEXO EDHE:  Rasti i Liridona Ademajt/ Detaje tr*nditëse nga aktgjykimi: Naim Murseli e mbajti

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  E dhimbshme! Shërbeve me dinjitet 3 dekada, Erion Braçe jep lajmin e trishtë, ndahet nga jeta njeriu i madh

Hetuesit po punojnë për të përcaktuar dinamikën e asaj që ka ndodhur, ndërsa pritet që në vijim të dalin detaje të tjera mbi këtë ngjarje të rëndë.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në një poligon, ka humbur jetën shtetasi S. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

LEXO EDHE:  “Më spiunonin edhe në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia. Rama rrezikon emrin e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Vijon…

Published inLAJMI