Skip to content

Moti tërbohet në vend! Stuhia e fuqishme përmbyt rrugët, gurët bien nga malet – situatë alarmante!

Kukësi është përfshirë nga moti i keq këtë mesditë, me reshje intensive shiu dhe erë të fortë që

prej rreth dy orësh. Situata ka sjellë probleme në disa zona të qytetit dhe në njësitë administrative përreth.

LEXO EDHE:  Behuni gati per l*ftë , SHEFI I NATO-s jep AL*RMIN

Reshjet e dendura kanë shkaktuar grumbullim të ujit në rrugët rurale dhe në lagje të ndryshme të qytetit,

duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Probleme raportohen edhe në akset malore, ku ekziston rreziku i rënies së gurëve dhe rrëshqitjes së dherave.

LEXO EDHE:  “Të Bashkuar për Shqipërinë”, studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Synojmë vendosjen e shtetit të së drejtës

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në Qafë Shllak, Bushtricë, Shishtavec, Valbonë dhe Qafë Morinë, ku raportohen prezencë uji dhe gurë në rrugë.

Moti i keq rikthen shqetësimin për infrastrukturën në këtë zonë. Vetëm një javë më parë, era e fortë dhe rritja e prurjeve të lumenjve shkaktuan dëmtime në disa ura, përfshirë atë të Mërturit, si dhe në një shkollë në Njësinë Administrative Zapod.

Published inLAJMI