Njoftimi i krijimit të forcës më të re politike “Të Bashkuar për Shqipërinë” ka ngjallur valë të mëdha diskutimesh dhe skeptcizmi në skenën publike. Ndërsa përfaqësuesja e kësaj nisme shpallte nisjen e mbledhjes së firmave në qytete e fshatra si pjellë e protestës 180-ditore, prapaskenat e kësaj daljeje publike kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi vërtetësinë e kësaj lëvizjeje.
Dyshimet për “dorën e fshehtë” dhe reagimi nga sheshiNë vend që të pritej me entuziazëm nga vetë protestuesit, nisma u përball me një refuzim të menjëhershëm nga aktorët kryesorë të protestës në terren. Zëra brenda sheshit pretendojnë se asnjë nga studentët apo organizatorët që mbajtën peshën e rezistencës prej 180 ditësh nuk është përfshirë apo konsultuar për këtë parti.
Kjo ka ushqyer dyshimet se bëhet fjalë për një krijesë artificiale – ndoshta e instrumentalizuar nga fraksione politike apo vetë mazhoranca – për të përçarë energjinë e protestës dhe për të krijuar një “opozitë me porosi”. Kur u pyet drejtpërdrejt nga gazetarët nëse përfaqësonte realisht sheshin e protestës, përfaqësuesja e partisë u largua pa dhënë asnjë përgjigje konkrete.
Detajet që zbuloi Olti Curri: Kush është vajza që lexoi deklaratën?Skepticizmi u thellua akoma më shumë pas reaksionit në rrjetet sociale. Blogeri Olti Curri dhe ndjekës të ndryshëm zbuluan se vajza që u shfaq në rolin e “studentes rebele” (Luzime Faria), më parë kishte qenë pjesëmarrëse në emisione argëtuese në Top Channel.
Në ato dalje televizive, ajo kishte bërë përshtypje me deklaratat e saj të vetëbesimit joreal, ku shprehej me mburrje se “të gjitha rrugët e jetës mi hap bukuria ime”.Ky kontrast i fortë mes imazhit të saj televiziv si personazh i reality-show-ve dhe paraqitjes së papritur si “zëri sovran i protestës studentore” i ka bërë qytetarët dhe rrjetin ta shohin gjithë këtë lëvizje më shumë si një fasadë amatore se sa si një alternativë reale politike.
